×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca takohet me delegacionin danez që po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë

    Insajderi
    13 April 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Kosovë është duke qëndruar ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, i cili është takuar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Në një komunikatë të Kuvendit të Kosovës është thënë se Konjufca ka vlerësuar si hap shumë të rëndësishëm nënshkrimin e marrëveshjes mes dy shteteve.

    “Nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës kryetari Konjufca e konsideroi hap shumë të rëndësishëm, e cila, siç tha, intensifikon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë, por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët. Kreu i Kuvendit tha se ekziston vullnet i përgjithshëm për ta mbështetur këtë marrëveshje dhe për të filluar sa më parë implementimin e saj”, thuhet në komunikatë.

    Të njejtën marrëveshje edhe ministri danez e ka cilësuar si hap konkret për vazhdimin e bashkëpunimit të mirëfillët mes dy shteteve.

    Madje, anëtarët e delegacionit danez ka shtuar se Parlamenti i këtij shteti do të shkëmbejë përvoja me Kuvendin e Kosovës.

    “Ndër të tjera, anëtarë të delegacionit danez theksuan se parlamenti i tyre do të shkëmbejë përvoja me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe do ta mbështes Kosovën në fushën e drejtësisë e në segmente të tjera, siç është procesi i integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark