Insajderi
Lajme

Konjufca takon ambasadorin e ri austriak, flasin edhe për zhvillimet në vend

Insajderi
26 September 2023 - 16:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca takon ambasadorin e ri austriak, flasin edhe për zhvillimet në vend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka qenë sot nikoqir i Ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer”, thuhet në njoftimin nga drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës.

“Me këtë rast, Kryetari Konjufca përgëzoi Ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës”.

Në këtë takim Konjufca dhe Schbetzer kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare”.

“Ndërsa, Ambasadori Schbetzer e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike”.

“Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark