×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca takon Von Cramon, bëhet e ditur se çka diskutuan

    Insajderi
    12 January 2024 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeparlametari Glauk Konjufca, priti sot në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

    Gjatë këtij takimi ata diskutuan për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.

    Konjufca e njoftoi raportuesen Von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen, thuhet në komunikatë.

    Në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark