×
  • Biznes
  • Biznes

    KONKURS: Zyrtar/e për Menaxhim të Kërkesave dhe Ankesave

    Insajderi
    23 February 2024 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Titulli i vendit të punës:  Zyrtar/e për Menaxhim të Kërkesave dhe Ankesave  

    I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Kujdes ndaj Konsumatorëve

    Niveli i pagës: 6

    Orët e Punës:  40 orë në javë

    Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

    Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    1. Është përgjegjës/e për trajtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve që kanë të bëjnë me NPB-në;
    2. Kërkesat dhe ankesat i delegon tek  ekipet përkatëse në terren;       
    3. Koordinon rrjedhjen e punëve për ankesat dhe kërkesat deri në informimin kthyes tek konsumatorët;
    4. Mban evidencën për punët që është i/e ngarkuar;      
    5. Bën inspektimin e cilësisë së shërbimit  të mirëmbajtjes dhe shërbimeve të tjera të ofruar nga NPB-ja;
    6. Mban kontakt të rregullt me qytetarë dhe grupe të tjera siç janë përfaqësuesit e hyrjeve;
    7. Kryen të gjitha punët e nevojshme në pikat kontaktuese në lagjet e qytetit;
    8. Koordinon punët ndërmjet Qendrës së Thirrjes dhe ekipeve të mirëmbajtjes në terren;
    9. Përgatit materialin logjistik të nevojshëm për punët e Divizionit për Kujdes ndaj Konsumatorëve dhe të Departamentit për Kujdes ndaj Klientëve në përgjithësi;
    10. Përgatit raportet për punët e kryera në terren dhe në pikat kontaktuese;
    11. Udhëheqësi i Divizionit për Kujdes ndaj Konsumatorëve mund t’a ngarkoj me detyra tjera që lidhen me pozitën sipas nevojës së NPB-së;
    12. Në rast të mungesës së zyrtarëve të tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera.

    Kualifikimet:

    • Diplomë e shkollës së mesme;
    • Së paku 1 vit përvojë pune;
    • Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
    • Preferohet patentë shofer kategoria B.

    Aftësitë:

    • Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
    • Shkathtësi të mira komunikimi dhe negociuese;
    • Aftësi të evidentimit dhe sistemimit të dokumentacionit;
    • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
    • Në gjendje për të punuar me orar të zgjatur;
    • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
    • Etikë dhe integritet në punë;
    • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.

    Procedura e Konkurrimit

    Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

    www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

    Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

    • Aplikacioni i NPB-së;
    • Dëshmin e Shkollës së Mesme ;
    • Dëshmi mbi përvojë pune, Së paku 1 vit përvojë pune;
    • Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës;
    • Preferohet patentë shofer kategoria B.
    • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
    • Kopjen e letërnjoftimit;

    Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

    APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

    Shpallja është e hapur që nga data  16.02.2024 deri më  01.03.2024.

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    09 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark