“Do të ketë fitues të medaljes së artë, të argjendtë dhe të bronxtë. Natyrisht, nëse fiton një medalje këtu në Belgjikë, vendi me birrën më të mirë në botë, është një vlerësim shumë i madh”, thotë organizatori Luc De Raedemaeker.
Favorite për të fituar çmimet janë Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara që përfaqësohen respektivisht nga 65 dhe 47 fabrika birre, në një total prej 400 fabrikash që marrin pjesë në konkurs. Mes vendeve të tjera pjesëmarrëse përfshihen Gjermania, Brazili, Kanadaja, Danimarka, Britania e Madhe, Franca, Holanda, Greqia, Çekia e të tjera.
Një mikrobiologe braziliane që ka jetuar në Belgjikë për dy vjet, pjesëtarja e jurisë, Gabriela Montadon foli mbi marifetet e të vlerësuarit të birrës, shkruan Top-channel.
“Kryesorja është që elementet të jenë të balancuara. Nuk e kemi shumë idenë se çfare birrash do të shijojmë, por do të përpiqemi të gjejmë ato me shijet e teknikat më të mira”, thotë ajo.
Në Belgjikë numërohen 199 fabrika birrash, për një konsumim prej 71 litrash për person në vit, shumë më prapa Republikës Çeke me 114 litra dhe Gjermanisë me 107 litra për person. /Insajderi.com