×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Konspiracioni i aktivistës së lavdëruar nga Kurti: Ka tunel nëntokësor prej Shkupit deri në Bondsteel

    Insajderi
    12 June 2023 - 00:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jo rrallëherë dëgjojmë konspiracione për çështje të ndryshme. E mira e gjithë kësaj është se janë të pakta ato që fliten nëpër kafene e rrugë bëhen publike. Por, një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur ta thyej akullin. Live në një emision, Vlera Gjakova flet për një tunel nëntokësor që lidh Shkupin me kampin amerikan Bondsteel.

    Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vlera Gjakova ka bërë një koncpiracion gjatë një paneli televiziv në Top Channel. Ajo thotë se ekziston një tunel që i lidh dy shtete.

    Sipas saj, në po të njëjtin vend funksionojnë agjencione të ndryshme të intelegjencës.

    “Nga ambasada amerikane në Maqedoni në Shkup deri të Bondsteel’i është një tunel nëntokësor që i lidh këto dy shtete. Në bondsteel janë njerëzit e shumë agjencioneve intelegjente që punojnë për momentin për vendet që janë në luftë. Amerikanët asnjëherë nuk e lëshojnë Kosovën, ne nuk jemi antiamerikan, jemi kundër Zajednicës”, dëgjohet teksa thotë Gjakova e cila kundërshtohet nga Bledi Mane.

    Gjakova iu është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Gusht të vitit 2018. Lideri i partisë, Albin Kurti i kishte thurrë një mori lavdatash.

    Mes tjerash, kryeministri kishte treguar se Gjakova vjen nga Shkupi.

    Prejardhja e saj na lë të dyshojmë nëse Gjakova ka ardhur në Prishtinë për t’iu bashkuar Lëvizjes nga tuneli nëntokësor për të cilin po flet tani. /Insajderi.org

    @topchanneltvalbania Tuneli sekret që lidh dy shtetet ku kontrollohet gjithçka, Vlerë Gjakova nxjerr detajin #alfredcako #vleregjakova #ediell #fyp #foryoupage #topchannel #tv #foryou #show #topchannelalbania ♬ original sound – Top Channel TV

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark