Ndërsa mosmarrëveshjet midis Britanisë së Madhe e Bashkimit Evropian për BREXIT-in e afërt vijojnë, janë formuar gjithnjë e më shumë të ashtuquajtura “grupe përgatitore”.
Grupe të tilla krijohen nga radhët e britanikëve që votuan për qëndrimin në Bashkim Evropian gjatë referendumit të vitit 2016.
Melvin Burton është anëtari i një grupi të tillë në rrjetin social Facebook, i cili po bën përgatitje për ta pritur BREXIT-in.
“Kam shumë kënaçe me fasule të kuqe. Kemi edhe fasule të pjekura dhe mish”, thotë Buton, përcjell Telegrafi.
Ai shprehet se filloi të blejë me shumicë mallra para një viti e gjysmë, kur e ndiente se kishte një problem dhe tregon se shumë britanikë të tjerë mendojnë se ka një problem dhe me afrimin e datës së BREXIT-it, të cilët i kanë shtuar me shpejtësi përgatitjet për ta pritur një gjë të tillë.
“Para një jave ne arritëm më shumë se 10 mijë veta, duke u shtuar me qindra njerëz në ditë. Duket se ky numër shtohet shpejt me afrimin e datës së BREXIT-it”, thotë ai.
Anëtarët e “grupeve përgatitore” kanë krijuar disa forume në internet për të shkëmbyer mendime se çfarë të blejnë dhe si t’i ruajnë ato që blejnë.
Qeveria britanike paralajmëroi se një sjellje e tillë e konsumatorëve vetëm sa do të acarojë tensionet dhe mund të shkaktojë mungesa të mallrave.
Britania e Madhe planifikon të largohet nga BE-ja më 29 mars, por kushtet e largimit janë ende të paqarta.