×
Show

Konsumatorët të irrituar nga Toblerone

Insajderi
08 November 2016 - 21:01
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Brexit” për shumë britanikë mund të thotë diçka, për disa të tjerë asgjë. Disa prej tyre as nuk duan t’ia dinë se çfarë është dhe çfarë ndikimesh do të ketë në jetën e tyre, për vet faktin se anglezët të tillë janë: mendojnë se mund t’ia dalin edhe pa bashkëpunimin me të tjerët. Ndërkohë që për të tjerë është një shqetësim i madh, sepse do të thotë largim nga shumë përfitime që përfitonte Mbretëria e Bashkuar si pjesë e Bashkimit Europian.

Por britanikët duket se i shqetëson më shumë diçka tjetër.

Vendimi për t’i ndarë disi më shumë trekëndëshat e çokollatës së famshme “Toblerone” ka irrituar së tepërmi ata që e pëlqenin tej mase atë. Prodhuesit, “Mondelez International” me seli në SHBA, thanë se kishin ndryshuar dizajnin për të reduktuar peshën e shufrave 400 gramëshe dhe 170 gramëshe.

Mirëpo, disa konsumatorë e kanë përshkruar këtë risi si një “vendim të gabuar”, duke thënë se hapësirat më të mëdha mes trekëndëshave duken “tmerrësisht keq”. “Mondelez” e argumentoi gjithashtu vendimin edhe me faktin e rritjes së kostove të përbërësve të çokollatës.

Vendimi u bë i ditur përmes faqes zyrtare të “Toblerone”-s në rrjetin social “Facebook”, në një deklaratë ku kompania thoshte se kishte zgjedhur mes dy alternativave: të ndryshonte pamjen e shufrave, ose të rriste çmimin.

Tashmë, një shufër çokollate që peshonte 400 gramë është reduktuar në 360 gramë, ndërkohë që ato me peshë 170 gramë janë reduktuar në 150 gramë, ndërkohë që përmasat e ambalazhit janë të njëjtat. “Zgjodhëm që të ndryshonim paraqitjen, për ta ruajtur produktin tonë të përballueshëm për konsumatorët”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark