Insajderi
Lajme

Konsumi i ujit po rritet, qytetarëve u bëhet apel ta përdorin me kujdes

Insajderi
21 June 2026 - 15:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konsumi i ujit po rritet, qytetarëve u bëhet apel ta përdorin me kujdes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka apeluar te qytetarët që të përdorin në mënyrë të kujdesshme dhe të përgjegjshme ujin e pijshëm, për shkak të rritjes së konsumit gjatë periudhës së verës.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, qëllimi i këtij apeli është sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët.

KRU “Prishtina” u ka kërkuar qytetarëve të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për ujitjen e oborreve dhe kopshteve, larjen e trotuareve dhe hapësirave publike apo private, mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privatë, si dhe lënien e çezmave të hapura pa nevojë.

“Me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e secilit qytetar, mund të sigurojmë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjitha familjet, institucionet dhe bizneset. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kontributin tuaj në ruajtjen e këtij burimi të çmuar jetik”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark