×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kontrabandimi i armëve në kisha ortodokse me ambulanca, Kurti sot flet për këtë temë me komandantin e KFOR-it

    Insajderi
    05 July 2023 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sot do të ketë një takim me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila dje pretendoi se po kontrabandohen armë nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po shkarkohen nëpër kishat ortodokse.

    “Ju e dini se çka gjetëm në Zveçan, arsenal për luftë. Ose tash kemi këto informacionet që veturat e ambulancës janë përdorur për të bartur armatim. Dhe unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR’it dhe pas të gjitha këtyre takimeve edhe me institucionet tona të sigurisë do të mund ta japim fjalën tonë përfundimtare. Tash jemi duke grumbulluar të dhëna për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”, deklaroi Kurti në konferencë pas mbledhjes së Qeverisë.

    Lidhur me këtë, mediumi The Geopost ka publikuar një video ku pretendohet se i arrestuari “Lune” po udhëheqte operacionin e kontrabandimit të armëve me ambulancë në kishat ortodokse në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark