×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Kontrata 425 mijë euro – Drejtoria e Kulturës në Podujevë blen produkte të njëjta me çmime të ndryshme

    Insajderi
    31 August 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Produkte të njëjta, çmime të ndryshme”, Drejtoria e Kulturës në Komunën e Podujevës, ka nënshkruar kontratën për “Ndërtimin e infrastrukturës sportive”, me një shumë prej 425 mijë euro. Por shpenzimi i parave të kësaj kontrate përmban parregullsi, shkruan Insajderi.

    “Ndërtimi i infrastrukturës sportive”, është lënda e kontratës e nënshkruar me datën 2 gusht të këtij viti, ku çmimi total është 425,128,63 euro.

    Lidhur me këtë projekt, janë ndarë vlerat e investimeve, apo produkteve të blera, por, çka bie në sy janë çmimet e produkteve. Dy produkte të njëjta me specifika po ashtu të njëjta, por që janë blerë me çmime të ndryshme.

    Për ndërtimin e terrenit sportiv në Lagjen e Polonicëve dhe në fshatin Gllamnik në Podujevë, është blerë një orman shpërndarës nga metali, i cili shërben për lidhjen e rrjetit të rrymës nga ndriçimi publik. Ky orman me specifika të njëjta është blerë dy herë në këtë kontratë por me çmim të ndryshëm. Për terrenin sportiv te Lagjia e Poloincëve është blerë 500 euro, ndërsa për terrenin sportiv në fshatin Gllamnik po i njëjti produkut është blerë 100 euro.

    Terreni sportiv te Lagjia e Polonicëve

    Terreni sportiv në fshatin Gllamnik

    Ndryshim i çmimit gjatë blerjes ka ndodhur edhe te furnizimi dhe montimi i reflektorëve kompakte me LED teknologjisë për terrenin sportiv te Lagjia e Polonicëve, i cili ka kushtuar 100 euro. Ndërsa i njëjti furnizim dhe montim i reflektorëve LED, është blerë nga Drejtoria e Kulturës për terrenin sportiv në fshatin Gllamnik 50 euro më shtrenjtë, në total 150 euro.

    Tereni sportiv te Lagjia e Polonicëve

    Tereni sportiv në fshatin Gllamnik

    Dallim në çmim është vërejtur edhe në furnizimin me saldim ku duhet punim dhe montim i rrjetave mbrojtëse të reflektorëve. Në fshatin Sfeqël ka kushtuar 100 euro ky investim, por që, në fshatin Gllamnik po e njëjta ka kushtuar me një çmim të dyfishuar, total 200 euro.

    Tereni sportiv në fshatin Gllamnik

    Tereni sportiv në fshatin Sfeqël

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me Drejtorin e Drejtorisë së Kulturës në Podujevë, Pajtim Balaj, mirëpo deri në publikim e këtij teksti i njëjti nuk ka kthyer përgjigjje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark