×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kontrata 750 mijë euro e Komunës me Prishtina Parking, Nënkryetarja kërkon informata

    Insajderi
    18 August 2022 - 21:42

    Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar pas denoncimeve lidhur me kontratën me vlerë 750 mijë euro të nënshkruar nga komuna e Prishtinës me kompaninë NPL Prishtina Parking.

    Opozita në asamblenë e Prishtinës ka bërë të ditur se do të dërgojë çështjen në prokurori, ndërsa Sahatçiu ka thënë se asocimi i kontratës nën dyshime me qeverisjen e PDK-së është qesharake. Sahatçiu është nënkryetare nga radhët e PDK-së, që është në koalicion me LDK-në në kryeqytet.

    “Shumë pikëpytje në kontratën 750,000 euro të NPL Prishtina Parking për “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës.” Lajmi tendencioz për asocimin e kontratës nën dyshime me qeverisjen e PDK në Prishtinë, të udhëhequr nga unë, është qesharak. Nëse është dikush në Kryeqytet që mund të thirret për ekspertizë në shërbime të tilla me softuer – jam unë. Dhe unë, jam edhe Nënkryetare e Kryeqytetit nga PDK.”, shkruan ajo.

    Tutje ajo thotë se do të pres informatat dhe materialet e këtij procesi që të bëjë një konstatim përfundimtar.

    “Nuk njihem për nguti. Derisa pres të pajisem me të gjitha informatat dhe materialet e këtij procesi nga kërkesa e parashtruar tek Kryeshefi i ndërmarrjes për konstatim përfundimtar, do të mbaj distancë në prononcime shtesë lidhur me këtë çështje. Në ndërkohë ju siguroj që derisa jam në Kryeqytet, nuk do të ketë tolerancë në keq-qeverisje dhe nuk do të ketë heshtje për procese të dyshimta. Aq më pak në digjitalizim. As tash, as kurrë”, shtoi Sahatçiu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark