×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Kontratë për biznesmenin e burgosur – Prokuroria po heton tenderin gjysmë-milionësh të Komunës së Prishtinës

    Insajderi
    27 April 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Se si u dha dhe a pati shkelje në tenderin gjysmë-milionësh për ndërtimin e rrugës “Nekibe Kelmendi”, për të cilin aktivitet të Komunës së Prishtinës ka raportuar Gazeta Insajderi, tashmë Prokuroria po zhvillon hetime. Insajderi merr vesh që ditëve të fundit janë intervistuar edhe dëshmitarë.

    Gazeta Insajderi

    Gazeta Insajderi më 20 shtator të vitit të kaluar kishte raportuar ekskluzivisht se si Komuna e Përparim Ramës e ka shpërblyer me tender mbi gjysmë milion euro kompaninë “Gërlica-Company”, pavarësisht se pronari i saj, Mifail Vogliqi, ishte i dënuar për dokumente të falsifikuara, dhe sipas Ligjit të Prokurimit nuk mund të marrë kontrata publike.

    Për këtë aktivitet të prokurimit tashmë Prokuroria ka nisur hetime. Insajderi merr vesh që këto ditë madje janë intervistuar edhe dëshmitarë që kanë njohuri për mënyrën se si u dha ky tender dhe se a pati shkelje të Ligjit të Prokurimit.

    Siç merr vesh Insajderi, kjo lëndë për hetim i është dhënë Prokurores Fitore Sadiku.

    Vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës në aktivitetin e prokurimit të titulluar “Ndërtimi i rrugës Nekibe Kelmendi P 45 deri P-13” shpërbleu kompaninë “Gërlica-Company”. Vlera e tenderit ishte mbi gjysmë milioni euro.

    Pronari/aksionari i saj, Mifail Vogliqi, e ka marrë tenderin nga Zyra e Prokurimit të Prishtinës, pavarësisht se është i dënuar me burgim për keqpërdorim dhe mashtrim me prokurimin publik, kishte zbuluar Gazeta Insajderi.

    Sipas nenit 65 paragrafit 3 të Ligjit për Prokurim Publik: Operatori Ekonomik nuk ka të drejt të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e ndonjë vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazheve ose aktiviteteve të ngjashme.

    Përparim Rama bënte fotografi me punëtorët e kompanisë “Gërlica”

    Më 15 shtator 2022 i pari i Prishtinës, Përparim Rama më i kishte monitoruar punimet në ndërtimin e udhës që çon për te “Pallati i Drejtësisë”, punimet e së cilës sipas kontratës publike i kishte marrë përsipër “Gërlica-Company”.

    Një ditë pas shkrepjes së këtyre fotografive, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, e kishte pranuar një kërkesë për inicim të hetimeve kundër kompanisë ferizajase.

    Kjo për faktin se Albion Vogliqi, përfaqësuesi i autorizuar nga Mifail Vogliqi, pronari i “Gërlica-Company”, ka nënshkruar deklaratën nën betim duke mos e njoftuar komunën e Prishtinës, se shefi i i tij ishte shpallur fajtor për mashtrim të shtetit.

    Dyshohej se Vogliqi e kishte mashtruar komunën e Prishtinës dhe e kishte shkulur Ligjin e Prokurimit Publik kur nuk ka treguar për dënimin e pronarit të kompanisë.

    Operatori Ekonomik, në këtë rast “Gërlica-Company” dyshohet se ka paraqitur dokumente te rreme tek Autoriteti Kontraktuese, komuna e Prishtinës. 

    Gazeta Insajderi e kishte pyetur kompaninë pse në dosjen e tenderit nuk e ka paraqitur dokumentin e aktgjykimit të Vogliqit, por “Gërlica-Company” nuk kishte kthyer përgjigje.

    Për çka ishte dënuar Mifail Vogliqi?

    Më 2 gusht 2021, Gjykata Themelore në Gjilan e kishte shpallur fajtor, Mifail Vogliqin dhe e kishte dënuar me burgim.

    Sipas aktgjykimit të cilin e ka Gazeta Insajderi, ai ishte dënuar me 180 ditë burgim, ose gjashtë muaj vuajte të dënimit, të cilin më pas e ka paguar me gjobë.

    Kjo për shkak se Vogliqi kishte kryer veprën penale “keqpërdorim dhe mashtrim me prokurimin publik, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas vendimit të Gjykatës, “Vogliqi në cilësinë e pronarit të “Gërlica-Company” me vetëdije të plotë ka shkelur rregullat e Ligjit të Prokurimit Publik, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe ndikimit tek autoriteti kontraktues”.

    Konkretisht Vogliqi ka paraqitur dokumente të rreme, përkatësisht pa autorizimin e A. K., inxhinier i komunikacionit dhe të A.D., inxhinier i ndërtimtarisë, me të cilët kompania e tij nuk ka pasur kurrfarë para kontrate ose kontrate të punës, ka përdorur të dhënat e tyre personale.

    Siç janë përgatitjet e tyre profesionale për të plotësuar kriterin e dosjes së tenderit të shpallur nga komuna e Vitisë më 1 tetor 2020, lidhur me projektin e “ndërtimi i rrugës Viti-Kërbliq-Kaçanik, faza e dytë”./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark