Insajderi
Lajme

Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon

Insajderi
22 July 2026 - 11:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kontroll në orët e para të mëngjesit në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet sërish me telefon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.

Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjatë kontrolleve në qelinë ku mbahet Laert Haxhia, i dënuar me burgim të përjetshëm, është gjetur një aparat celular.

Menjëherë pas përfundimit të operacionit të kërkimit, aparati është sekuestruar dhe u është dërguar ekspertëve të SPAK-ut për ekspertizë. Ky nuk është rasti i parë që një i dënuar për çështje të rënda penale kapet me mjete të palejuara në ambientet e burgut, ndërsa ngjarja pritet të pasohet nga verifikime dhe masa të tjera nga institucionet përgjegjëse.

Laert Haxhia është dënuar me burgim të përjetshëm për disa ngjarje kriminale, përfshirë vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Çelës në Lushnjë, si dhe akuza të tjera të rënda penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark