×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrollet e policisë në kampin e MEK në Shqipëri, 6 iranianë nën hetim për 4 akuza

    Insajderi
    21 June 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas aksionit të policisë në kampin e iranianëve në Shqipëri, janë vënë nën hetim 6 prej anëtarëve të organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK) të cilët konsiderohen si opozita e rregjimit politik për katër akuza.

    Bëhet fjalë për shkatërrim të mjeteve të policisë, goditje të efektivëve, për kundërshtim të vendimit të gjykatës dhe mosbindje të policisë.

    Një ditë më parë, me urdhër të SPAK dhe GJKKO, forca të shumta policore mësynë në kampin “Ashraf 3” të muxhahedinëve në Manzë dhe sekuestruan kompjutera dhe servera për të cilat ka dyshime të forta se janë përdorur për të kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja.

    Anëtarët e kampit të MEK u revoltuan me ndërhyrjen e policisë dhe u përplasën me ta. Muxhahedinët pretenduan akuzuan se një person i komunitetit të tyre u vra, por Policia e Shtetit i hodhi poshtë këto pretendime duke thënë se personi në fjalë kishte humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak dhe se forcat policore nuk kishin ushtruar dhunë ndaj askujt.

    Sipas ministrisë së Brendshme “brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit”. 

    Ministria e Brendshme mohoi që punonjësit e policisë të kenë ushtruar dhunë. “Gjatë operacionit nuk ka pasur humbje jete dhe as të lënduar. Për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të tyre po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark