Insajderi
Lajme

Kontrollohen dy villa në Brezovicë, gjenden mbi një kilogram marihuanë- Policia arreston 27-vjeçarin

Insajderi
20 August 2026 - 11:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kontrollohen dy villa në Brezovicë, gjenden mbi një kilogram marihuanë- Policia arreston 27-vjeçarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një 27-vjeçar në Brezovicë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 19 gusht, rreth orës 23:30, pasi njësitet e Stacionit Policor në Shtërpcë kanë pranuar informatë për gjetjen e substancës së dyshuar narkotike në një villë të pabanuar në Brezovicë, shkruan Insajderi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit të të dyshuarit, mashkull kosovar, 27 vjeç, ka gjetur substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe dy peshore digjitale.

Nën dyshimin se i njëjti mund të posedonte edhe substanca të tjera narkotike, është kontrolluar edhe një vilë tjetër, ku është gjetur një sasi tjetër e dyshuar marihuane.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar gjithsej 1,063 gramë marihuanë, dy peshore digjitale, një çantë krahu e zezë, një thikë metalike dhe një telefon celular.

Për rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve, e cila ka marrë përsipër procedimin e mëtejshëm.

Po ashtu, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar intervistimin e të dyshuarit dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark