Insajderi
Lajme

Kontrollohen tri barnatore në Pejë – kapen barna pa banderola

Insajderi
27 June 2024 - 20:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kontrollohen tri barnatore në Pejë – kapen barna pa banderola
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se së bashku me Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolle në tri barnatore në Pejë.

Gjatë kontrollit, në dy barnatore, është gjetur një sasi e barnave pa banderola.

“Janë sekuestruar 144 paketime të barnave të ndryshme. Në prezencë të avokatit është intervistuar i dyshuari: N.Zh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar)”, njofton policia.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark