×
  • Sport
  • Sport

    Konyaspori, Gaziantepi dhe Hatayspori interesohen për Korenicën

    Insajderi
    05 February 2023 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri skuadrat e Superligës së Turqisë, Konyaspor, Gaziantep dhe Hatayspor kanë shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Ballkanit, Meriton Korenica. Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Turqi. Konyaspori është në vendin e tetë, Gaziantepi dy pozita më poshtë, ndërsa Hatayspori në vendin e 17-të.

    “Ka interesim të Haysporit dhe Gaziantepit nga vendi ynë për këtë mesfushor që luajti shkëlqyeshëm në Ligën e Konferencës dhe shënoi gjashtë gola duke përfshirë edhe ndaj ekipit tonë Sivassporit në grup”, shkruan portali turk, “Sporun Dibi”.

    Afati kalimtar në Turqi mbyllet të mërkurën. Te klubi nga Suhareka do të shqyrtojnë ofertat për Korenicën dhe futbollistët tjerë. Vlera e Korenicës në tregun e transferimeve është 300 mijë euro. Ai me kampionin e Kosovës ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Për Korenicën interesim ka shprehur edhe kampioni i Rumanisë, Cluji. Te Cluji nga Ballkani javë më parë u transferua Ermal Krasniqi. Sivasspori dhe Cluji ishte në një grup me Ballkanin në Ligën e Konferencës. Sezonin aktual në Superligën e Kosovës, Korenica ka shënuar katër gola në 16 ndeshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark