Korab Zhugolli, kandidat për asamblist të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, ka pranuar mysafirë kandidaten për kryetare të Podujevës, Floreta Zejnullahu.
“Sot ishim të nderuar që në familjen tonë kishim mysafire kandidaten për kryetare të Podujevës, znj. Floreta Zejnullahu, familja jonë Zhugolli dhe familja Jashari i ofruan mbështetje të pa rezervë zonjës Zejnullahu ”, ka shkruar Zhugolli.
Ai tha se gra të zonja ka pasur gjithmonë Llapi dhe se Podujeva duhet të udhëhiqet nga një grua.
“Llapi ka pasur gjithmonë gra trimresha dhe të zonja, dhe jane të bindur së këtë herë Podujeva duhet të udhëhiqet nga një grua e tillë”, ka thënë Zhugolli.