×
  • Lajme
  • Lajme

    Korab Zhugolli shpalos planin për sistemin modern arsimor

    Insajderi
    30 September 2021 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korab Zhugolli, kandidati për asamblist të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka shpalosur planin e tij për sistemin modern arsimor.

    “Përfitimi nga një sistem arsimor modern, përfaqëson nivelin e ngritjes së një shoqërie në përgjithësi”, ka shkruar Zhugolli.

    Më poshtë shkrimi i plotë:

    Përfitimi nga një sistem arsimor modern, përfaqëson nivelin e ngritjes së një shoqërie në përgjithësi.

    Prandaj, qytetarët e Podujevës do të kenë një sistem arsimor modern i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin personal dhe profesional të kandidateve. Ky sistem që do të propozohet dhe që do të shtyhet para nga unë dhe Floreta Zejnullahu ka shumë përfitime. Të cilat janë, mundësitë më të mëdha për punësim, zhvillim më i madh i personalitetit dhe intelektit njerëzor në aspektin e njohurive, përfshirë zhvillimin e ideve dhe konkretizimin e tyre bazuar në fushat e teknologjisë moderne.

    Fillimisht ne do të kërkojmë akreditimin dhe hapjen e programeve të reja profesionale, të cilat janë të kërkuara në tregun e punës, dhe të cilat në të njëjtën kohë nuk janë zhvilluar ose nuk ekzistojnë fare në komunën tonë. Prandaj ne do të bëjmë një program të arsimit dhe aftësimit profesional, i cili përfshin fushat e industrive prodhuese dhe përpunuese.

    Fusha e Teknologjisë së Informacionit e cila është më e kërkuara në tregun e punës në nivel global dhe kombëtar për fat të keq në qytetin tonë është shumë pak e zhvilluar. Prandaj, këtu ne do të zhvillojmë udhëzime për përdorimin e teknologjisë moderne të informacionit, të cilat përfshijnë përdorimin e mediave elektronike për përfitime personale dhe korporative, marketing dixhital, programim, aplikacione softuerike, si dhe zhvillimin e dizajnit dhe faqeve të internetit. Etj.

    Të dashur qytetarë, ju kërkojmë të na mbështetni dhe të na mundësoni që t’i realizojme planet tona për një zhvillim ekonomik dhe social të qytetarëve tanë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark