×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Korea Veriore: Kërcënim ndaj SHBA-ve dhe Koresë Jugore

    Insajderi
    07 March 2016 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore sot i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta ushtarake të shkallës së gjërë.

    Në këtë ushtrim vjetor, që zgjatë deri në fund të muajit prill, marrin pjesë më se 300 mijë ushtarë jugkoreanë dhe amerikanë.

    Koreja Jugore tha se kz ushtrim do të jetë më i madhi që e kanë kryer së Bashku Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, pas testit atomik dhe lansimit të raketët të Koresë Veriore, muajin e kaluar. Për këtë shkak, Kombet e Bashkuara kanë imponuar sanksione të reja kundër Phenianit.

    Por, Koreja Veriore ësghtë kërcënuar me “sulm parandalues atomik” kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, nëse këta dy aleatë i vazhdojnë planet e ushtrimeve ushtarake të përbashkëta.

    Retorika e këtillë e Phenianit nuk është e panjohur, ndërsa analistët ushtarakë shprehin dyshime se Koreja Veriore ka aftësi që kokat bërthamore t’i vendos në raketa.

    Koreja Jugore i ka tërhequr vërjejtjen Phenianit kundër çfarëdo “veprimi të shpejtë i cili sjell shkatërrim për vetvete”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark