×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Koreja e Veriut lëshon një satelit spiun, qeveria japoneze paralajmëron banorët të tregohen të kujdesshëm

    Insajderi
    21 November 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Koreja e Veriut ka lëshuar këtë të martë një satelit. Ndërkohë Koreja e Jugut pretendon se nga ana e Koresë së Veriut është lëshuar një satelit spiun. Kjo është përpjekja e tretë e Phenianit që ka synuar të vendosë një satelit spiun në orbitë.

    Qeveria japoneze ka lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët në pjesën jugore të vendit, për t’u mbrojtur nga një kërcënim i mundshëm raketor i Koresë së Veriut.
    Koreja e Veriut kishte informuar Japoninë se planifikonte të lëshonte një raketë deri më 1 dhjetor.

    Pheniani ka tentuar të lëshojë satelitë spiun dy herë këtë vit, por përpjekjet dështuan./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark