Insajderi
Lajme

Korenica kritikon Qeverinë Kurti: Dështimi në trajtimin e fëmijëve me kancer, rënie morale dhe institucionale e qeverisë

Insajderi
28 May 2026 - 22:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Korenica kritikon Qeverinë Kurti: Dështimi në trajtimin e fëmijëve me kancer, rënie morale dhe institucionale e qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Visar Korenica, ka adresuar një kritikë të ashpër ndaj qeverisjes aktuale, duke e cilësuar dështimin në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht trajtimin e fëmijëve të prekur nga kanceri, si një rënie morale dhe institucionale.

Përmes një reagimi publik, Korenica ka potencuar se për gjashtë vjet me radhë, ekzekutivi nuk ka arritur të krijojë kushte dhe staf profesional për mjekimin e këtyre fëmijëve brenda Kosovës, duke i lënë familjet në mëshirë të fatit.

Sipas tij, mungesa e sigurimeve shëndetësore reale dhe çmimet e larta të barnave po i detyrojnë prindërit që të kërkojnë ndihmë financiare nëpër rrjete sociale për të dërguar fëmijët e tyre jashtë shtetit.

“Ilaçe të pamjaftueshme dhe të shtrenjta, sigurime shëndetësore në letër, derisa familjet detyrohen të paguajnë çmime të larta për mjekim. Kur një qeveri nuk arrin të sigurojë trajtim për fëmijët që luftojnë për jetën, atëherë kemi të bëjmë me një dështim të rëndë institucional dhe moral“, ka thënë Korenica.

Pavarësisht mungesës së mbështetjes nga ana e shtetit, kandidati i PDK-së ka vlerësuar lart punën e palodhshme të mantelbardhëve vendorë, të cilët po përballen me mbingarkesë të madhe.

“Përkundër krejt këtyre vështirësive dhe dështimeve nga kjo qeverisje, stafi i klinikës së Onkologjisë po bën një betejë të madhe, edhe pse të stërngarkuar me pacientë dhe në mungesë të ilaçeve”, ka shkruar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark