×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Korenica ndan një moment gëzimi: Mrekullia jonë është Urtina, si ditën kur lindi dhe sot kur mposhti sëmundjen e saj

    Insajderi
    30 September 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së, Visar Korenica, ka treguar se vajza e tij e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi.

    “Sot edhe dielli po rrëzon më ngrohtë. Sot duam të ndajmë gëzimin me të gjithë ju. Sot kur po kthehemi në vendlindje, jemi shumë të lumtur që vajza jonë Urtina e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi”, shkroi Korenica.

    Korenica dha edhe një mesazh që të mos humbet shpresa.

    “Falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na trasoi udhën ku përmes miqve tanë e mjekëve të vyer arritëm te mjekimi. Jeta na përplas secilin me probleme të ndryshme shëndetësore por duhet të mos humbim asnjë shpresë, sepse mrekullitë ndodhin. Sot, mrekullia jonë është Urtina, si ditën kur lindi dhe sot kur me vetëmohim mposhti sëmundjen e saj. Kurrë mos u dorëzoni para sfidave jetësore, sepse Allahu është i madh dhe Atij i qofshim falë”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark