×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kori “Siparantum” nesër do të mbajë koncert në Pejë

    Insajderi
    19 May 2023 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kori “Siparantum” koncertin e radhës do ta mbajë nesër në Pejë.

    Koncerti do të mbahet në Pejë, më 20 maj, në kinema “Jusuf Gërvalla”.

    “Kori Siparantum do të sjellë një program tejet atraktiv, që padyshim është më i vështirë dhe më i bukur në këto gjashtë vite të ekzistencës së tij. Repertori i koncertit do të përfshijë vepra stilistike nga periudha e Renesancës deri në muzikën bashkëkohore. Në program do të paraqitet vepra e kompozitorit Vasil Tole, “Hajde, Hajde”, si dhe “The Elegy for the Corona Victims” e kompozitorit Memli Kelmendi, me tekst të Shqipe Malushit”, thuhet në njoftim.

    Ky koncert vjen pas pjesëmarrjes së korit në disa koncerte në skenat ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në festivalin “Remusica”, në Prishtinë. /klankosova.tv/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark