Insajderi
Biznes

Korporata “Rugove” i dhuron fotografit Arian Mavriqi, një veturë të tipit Ford Ranger

Insajderi
13 December 2023 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Korporata “Rugove” i dhuron fotografit Arian Mavriqi, një veturë të tipit Ford Ranger
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Korporata “Rugove”, ka dhuruar fotografit Arian Mavriqi, një veturë të tipit “Ford Ranger”.

Mavriqi përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar korporatën “Rugove” për donacionin.

Ndërsa ka thënë se vetura do t’i ndihmojë për të promovuar botën e egër në Kosovë.

Të dashtun, kam kënaqësinë të ju njoftoj që kjo Makinë “Ford Ranger” më është dhuruar Donacion nga “Korporata Rugove” të cilët dua ti falënderoj për këtë dhuratë, sepse do lehtëson shumë punën time për promovimin dhe dokumentimin e Botës së Egër. Njerëzit si ju u shtofshin dhe mbi të gjitha Zoti ju shpërbleftë”, shkroi Mavriqi. Korporata Rugove është prodhues vendor i ujit dhe djathit të paketuar 100% natyral./Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark