Kosnett takohet edhe me Mustafën – diskutojnë për procesin e zgjedhjeve – Insajderi
×
Fokus 3

Kosnett takohet edhe me Mustafën – diskutojnë për procesin e zgjedhjeve

Insajderi
08 October 2019 - 18:18
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett është takuar gjatë ditës së sotme edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën.

Përmes një komunikate për media LDK ka njoftuar se gjatë këtij takimi me ambasadorin kanë diskutuar për procesin zgjedhor në Zgjedhjet nacionale 2019, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqëndrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqëndrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në rajon”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim është bërë e ditur se të pranishëm ishin nënkryetarët Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, Vlora Dumoshi.

Sot ambasadori Kosnett ka takuar edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark