×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova bën marrëveshje me Bullgarinë për Bujqësi dhe zhvillimi Rural

    Insajderi
    25 January 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Faton Peci, sot ka pritur në takim Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev.

    Peci njofton se kanë diskutuar rreth sektorit të bujqësisë, si dhe koordinimit të politikave zhvillimore në rrafshin ndërkombëtar si dy vende mike.

    Më tej, ai tha se kanë zyrtarizuar bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

    Së bashku, biseduam rreth temave me rëndësi të përbashkët për sektorin e bujqësisë, si dhe koordinimin e politikave zhvillimore në rrafshin ndërkombëtar si dy vende mike. Me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit z.Vatev, zyrtarizuam bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, ka shkruar Peci në rrjetin social Facebook.

    Sipas tij, përmes këtij memorandumi synojnë që ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushat me rëndësi të cekura më poshtë.

    “Kjo marrëveshje vjen si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit tonë për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

    Përmes këtij memorandumi synojmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe kultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike. Njëherësh me qëllim të ngritjeve të kapaciteteve humane do të realizohen hulumtime, trajnime si dhe do të ndahen ekspertiza e eksperienca në teknologjinë bujqësore”, theksoi Peci. /Insajderi.org/

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark