×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova – Burkina Faso, interesimi për bileta nuk duket të jetë i kënaqshëm 

    Insajderi
    24 March 2022 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis nja aventurë të re, kjo pasi bankinës së saj do t’i prijë trajneri i mirënjohur francez Alain Giresse.

    Ai zëvendëson trajnerin e larguar Bernard Challandes dhe e të drejtë pritet një frymë e re ne ekipin dardanë.

    Pash shumë kohësh në stadium tashmë lejohen edhe tifozë, kjo pasi siç dihet për dy vite dyert ishin të mbyllura për shkak të pandemisë Koronavirus.

    Megjithatë, duket se kundërshtari i Kosovës nuk ka joshur shumë pasi deri në këto moment interesimi për të blerë bileta nuk është edhe aq i madh.

    Drejtuesi i Dardanëve, Lulëzim Berisha në një bisedë për Demokracia.com ka thënë se ata kanë përgatitur koreografi dhe presin një atmosferë të mirë në stadiumin, por sipas tij interesimi deri në këto momente (11:00) për bileta nuk ka qenë edhe aq i madh.

    “Ne kemi poseduar 400 bileta në lindje L2,  të gjitha kanë qenë falas dhe janë shpërndara nëpër gjithë Kosovën. Sigurisht do ketë koreografi si gjithherë në mbështetje të Shtetit të Kosovës”, ka vlerësuar krye-dardani, Berisha i cili e pranon se biletat nuk është s epo shiten me ritëm të kënaqshëm.

    “Sa i përket shitjes se biletave nuk e dimë saktë si po shkon rrjedha e shitjes, por sipas disa informatave që kam, interesimi nuk është shumë i madh”, ka përfunduar Luzim Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark