×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova del në mbështetje të SHBA-së dhe Britanisë kundër rebelëve Houthi

    Insajderi
    12 January 2024 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dalë në përkrahje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe në luftimet ndaj grupit të armatosur Houth në Jemen.

    Ministrja Donika Gërvalla ka publikuar të premten një deklaratë të MPJD-së duke thënë se grupi i armatosur Huth, përveç që po kërcënon stabilitetin në Lindje të Mesme, po pengojnë edhe qarkullimin e lirë të tregtisë dhe mallrave.

    Armiqtë e paqes, stabilitetit, sigurisë, demokracisë, rendit botëror dhe civilizimit janë armiq të të gjithëve. Vetëm së bashku mund të arrijmë që t’i mundim e të krijojmë një botë të qëndrueshme, e cila prioritet ka paqen, bashkëjetesën, tolerancën dhe përparimin në një botë, gjithnjë e më të globalizuar”, thuhet në deklaratë.

    Tutje, MPJD-ja ka thënë se veprimet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme kanë synim të ruajnë rendin ndërkombëtar.

    “Republika e Kosovës, si një vend thellësisht demokratik, rreshtohet qartë në krahë të partnerëve të saj strategjikë në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë”, përfundon deklarata e MPJD-së.

    Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën fushatën ajrore kundër rebelëve jemenas të enjten pas sulmeve të këtyre të fundit ndaj anijeve të huaja në Detin e Kuq

    Sipas grupit, pesë anëtarë të tyre vdiqën nga sulmet, ndërsa kanë paralajmëruar se do të përgjigjen ashpër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark