Javën e kaluar Kosova dhe Serbia u shortuan së bashku në grupin parakualifikues për eSports Basketboll eFIBA season 3.
Mirëpo gjatë ditës së sotme FIBA ka marr vendim që këto grupe duhet të ndërrohen për arsye se këto dy vende nuk mund të jenë në të njëjtin grup.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk lejohen të luajnë në asnjë sport mes vete dhe kjo tanimë është konfirmuar edhe në eSports, pra në lojërat kompjuterike.
Me këtë rast, Kosova tanimë do të jetë në grupin A të parakualifikimeve bashkë me ekipet kombëtare të Francës, Britanisë së madhe, Italisë, Zvicrës, Suedisë dhe Greqisë.
Ndeshje do të luhen nga datat 8 deri me 10 tetor të këtij viti, kurse pesë nga këto shtat kombëtare do të kalojnë në rrethin tjetër të kualifikimeve.
Ky turne luhet në lojën kompjuterike “NBA 2K” dhe është i mbështetur nga FIBA.