×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova e nis me humbje Kampionatin Evropian, mposhtet nga Turqia

    Insajderi
    17 August 2021 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova U19 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Riga të Letonisë. Por paraqitja e djemve tanë ishte premtuese, ndonëse përballë e kishin Turqinë.

    Të hënën pasdite, Turqia fitoi me rezultat 32:24, por përfaqësuesja jonë ishte në lojë thuajse deri në minutat e fundit.

    Ka pasur gjëra shumë të mira në lojën tonë, aksione e gola të bukur. Por natyrisht ka pasur edhe dështime e lëshime, që duhet të përmirësohen për ndeshjet e ardhshme.

    Fillimi ishte i barabartë, ndërsa ne ishim në epërsi me 4:3.

    Më pas turqit kishin më shumë nga loja. Pas 30 minutave rezultati ishte 16:12. Në pjesën e dytë sërish u afruam në dy gola, 17:15, por Turqia ktheu epërsinë me më shumë gola dhe e mbajti deri në fund.

    Tetë gola nga 18 tentime i ka shënuar Ardin Berisha. Ajdin Gashi i kishte pesë gola nga nëntë tentime, ndërsa pesë gola nga dhjetë tentime i kishte Ermal Dukaj.

    Nga dy gola i shtuan Arjanit Murseli, Jon Vokshi e Dardan Ramadani.

    Sot është ndeshja me Holandën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark