×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kosova ecën para”, ambasadori i emëruar nga Kurti i gëzohet marrëveshjes

    Insajderi
    19 March 2023 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, tha se me marrëveshjen e arritur mbrëmë në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova ecën përpara.

    Bajrami tha se tani topi është në fushën evropiane.

    “Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrë drejtimin dhe të hapin dyert. Nuk ka kohë për të humbur!”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

    Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.

    Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë dakoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark