Ka përfunduar garimi i xhudistëve nga Kosova në Grand Slamin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Të dielën ka garuar Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë, por është ndalë qysh në raundin e dytë.
Ajo është mposhtur me waza-ari nga italiania Alice Bellandi, duke mbetur pa medalje.
Në raundin e parë, Kuka ka fituar me IPPON ndaj xhudistes britanike, Emma Reid.
Megjithatë, ekipi i Kosovës në xhudo ka arritur t’i fitojë tri medalje të argjendta, nga gjashtë garuese që kanë marrë pjesë.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu janë stolisur me medalje të argjendta.
Ndërsa Loriana Kuka, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq kanë mbetur pa medalje.