Insajderi
Biznes

Kosova me trend negativ të prodhimeve bimore dhe blegtorale

Insajderi
20 September 2019 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhimet bimore, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kanë shënuar rënie për 3.8 për qind në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017.

Të dhënat e publikuara të mërkurën e kësaj jave tregojnë gjithashtu se rënie kanë pasur edhe në prodhimet blegtorale, në një përqindje prej 0.9 për qind, shkruan Koha Ditore

Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie, sipas ekspertëve të bujqësisë, janë demotivimi i fermerëve nga rënia e eksportit e rritja e importit, ndarja jo e duhur e subvencioneve, si dhe migrimi në masë të madhe i të rinjve jashtë vendit.

Publikimi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndër të tjera, përfshin të dhëna për prodhimet bimore, si dhe për prodhimet blegtorale, ku thuhet se gjithsej këto dy grupe të prodhimit kanë shënuar rënie për 2.6 për qind në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

“Në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie (për -3.8%), krahasuar me vitin 2017. Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve”, thuhet në këtë publikim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark