Kombëtarja e Kosovës arriti vetëm një pikë kundër Andorrës në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikuese të Euro 2024.
“Dardanët” barazuan 1 me 1 në “Fadil Vokrri” në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Alain Giresse, por vetëm një pikë rrezikon shumë ëndrrën për t’u kualifikuar në Europian.
Me këtë barazim, Kosova mbetët në pozitën e tretë me 2 pikë, katër më pak se dy vendet që çojnë në Euro 2024, Zvicra (6) dhe Rumania (6).
Me një pikë në pozitën e katërt pozicionohet Anodrra, kurse në vendin e pestë me aq pikë (1) është Izraeli.
Ndeshjet e ardhshme të Kosovës zhvillohen gjatë muajit qershor. Fillimisht “Dardanët” presin Rumaninë më 16 qershor, kurse udhëtojnë si mysafir i Bjellorusisë më 19 qershor./Lajmi.net/