×
  • Sport
  • Sport

    Kosova merr një goditje të rëndë nga Andorra, Zvicra mposht Izraelin – kjo është renditja tabelare e Grupit I

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Kosovës arriti vetëm një pikë kundër Andorrës në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikuese të Euro 2024.

    “Dardanët” barazuan 1 me 1 në “Fadil Vokrri” në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Alain Giresse, por vetëm një pikë rrezikon shumë ëndrrën për t’u kualifikuar në Europian.

    Me këtë barazim, Kosova mbetët në pozitën e tretë me 2 pikë, katër më pak se dy vendet që çojnë në Euro 2024, Zvicra (6) dhe Rumania (6).

    Me një pikë në pozitën e katërt pozicionohet Anodrra, kurse në vendin e pestë me aq pikë (1) është Izraeli.

    Ndeshjet e ardhshme të Kosovës zhvillohen gjatë muajit qershor. Fillimisht “Dardanët” presin Rumaninë më 16 qershor, kurse udhëtojnë si mysafir i Bjellorusisë më 19 qershor./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark