×
  • Sport
  • Sport

    Kosova mposhtë Qipron dhe i afrohet kualifikimit historik

    Insajderi
    31 January 2017 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës në futsal mposhti 3-1 Qipron në ndeshjen e dytë parakualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2018 që mbahet vitin e ardhshëm në Slloveni.

    Golat për Kosovën i shënuan Nexhip Selimi, Fadil Goli dhe Malush Qerimi. Golin e vetëm për Qipron e shënoi Kouloumbris, raporton Insajderi.

    Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në këto kualifikuese, pas fitores së mbrëmshme ndaj Norvegjisë me rezultat 5-1.

    Me këtë fitore Kosova grumbulloi 6 pikë dhe mban vendin e parë në Grupin E kualifikues, me tre pikë më shumë se Qipro dhe Danimarka që mbajnë pozitat 2 dhe 3.

    Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon të enjtën ndaj Danimarkës, me fillim nga ora 15:00.

    Kosovës i duhet një barazim apo edhe një humbje me rezultat më të ngushtë se tre gola, për tu kualifikuar në fazën tjetër të kualifikueseve për evropianin e vitit të ardhshëm në Slloveni. /Insajderi.com

    kosu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark