Kosova ka pësuar disfatë nga Azerbejxhani në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të parakualifikimeve të Botërorit 2027.
‘Dardanët’ u mposhtën me rezultat 87-77, me çerekun e fundit i cili ishte determinues për përcaktimin e fituesit.
Në tre çerekët e parë rezultati ishte thuajse i barabartë (19-19, 24-25, 16-16), deri ai i fundit ishte fatal për basketbollistët kosovarë, me mysafirët që e fituan çerekun e fundit 28-17, duke fituar në fund ndeshjen me epërsinë e 10 pikëve.
Ndeshjet e radhës parakualifikuese “Dardanët” do t’i zhvillojnë në nëntor, në udhëtim ndaj Zvicrës dhe Irlandës.