×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova mund të bëhët me përzgjedhës francez?

    Insajderi
    22 February 2022 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka disa javë që Kryetari i Federatës së Futbollit Agim Ademi ka paralajmëruar se do ta emërojë trajnerin e ri të Kombëtares së Kosovës. Këtë mund ta bëjë nesër

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar javën e kaluar se do ta caktojë trajnerin e ri brenda javës, por ende nuk ka ndonjë emër konkret deri me tani nga mediat.

    Sonte në orët e fundit është duke qarkulluar emri i trajnerit francez, Alain Giresse.

    Francezi Giresse (69 vjeçar) thuhet se është në pozitën më të mirë për ta marrë drejtimin e Kosovës.

    Në një bisedë për ATV, Agim Ademi ka thënë se gjatë ditës së nesërme pritet që të vendoset për të, ku do të dihet a do ta marrë ai drejtimin e “Dardanëve” apo jo.

    Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille  ku luajti nga viti 1986 – 1988.

    Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.

    Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

    Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.

    Që tri vite ai ka pauzuar nga puna e trajnerit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark