×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik, tregon fuqinë kundër Turqisë

    Insajderi
    25 June 2022 - 19:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi i Kosovës, femrat, Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani kanë treguar paraqitje absolutisht inspiruese kundër dyshes impresive nga Turqia, Ocakci Müge/Bahar Toksoy – me këtë të fundit që është ish-reprezentuese e Kombëtares së Turqisë – në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke mposhtur me rezultat 2-0 (21-18, 21-18) në sete, për të siguruar gjysmëfinalen e madhe, të dielën.

    Vashat kosovare ishin dominuese dhe vetmohuese në secilin aksion të ndeshjes dhe, të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi, arritën suksesin e madh në Balikesir të Turqisë.

    Në gjysmëfinale, dyshja “Dardane” do të ndeshet me Turqinë 1, me fillim nga ora 10:40.

    Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia me rezultat 2-0 (21-17, 21-15) në sete, për t’u përshëndetur nga kjo garë.

    Federata e Volejbollit të Kosovës përgëzon ekipin e meshkujve për kompetitivitetin e treguar, teksa i uron fat dhe suksese ekipit në top formë të femrave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark