Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri Hoti, po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të FMN-së dhe të BB-së, të cilat po zhvillohen në Uashington DC
Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore delegacioni i Kosovës do të zhvilloj takime edhe me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, homologë të vendeve të ndryshme, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare, informon Zyra për Informim e MF-së