Kosova përfiton 61 milionë euro donacion nga Hungaria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova përfiton 61 milionë euro donacion nga Hungaria

    Insajderi
    21 April 2016 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka përfituar rreth 61 milion euro nga marrëveshja kornizë e nënshkruar më Hungarinë, përmes së cilës do të bëhet financimi i projekteve të ndryshme.

    Fillimisht me këto mjete do të financohet projekti i Batllavës, i cili përfshinë trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat përreth, një stacion për filtrimin e ujit si dhe riparimin e rezervarit ekzistues.

    Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media nga Ministria e Financave, ku thuhet se ministri Avdullah Hoti,  priti sot në takim një delegacionin të Qeverisë së Republikës së Hungarisë, të kryesuar nga nënsekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Petra Pana, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori hungarez në Prishtinë László Markusz.

    “Në këtë takim, Ministri Hoti shprehu gatishmërinë e shtetit të Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, thuhet në këtë komunikatë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark