Insajderi
Biznes

Kosova pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Insajderi
12 May 2019 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH pret rritje të qëndrueshme ekonomike në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2019-të.

BERZH në takimin vjetor në Sarajevë, paraqiti parashikimet e saj të fundit ekonomike.

Mali i Zi dhe Serbia ishin ekonomitë që patën rritje më të shpejtë në rajon gjatë vitit 2018-te. Po ashtu edhe Maqedonia Veriore pati rritje të fuqishme.

Ndërsa sa i përket parashikimeve, Shqipëria pritet të ketë rritje prej 3.9 përqind në 2019 dhe 2020.

Kurse Kosova do të ketë rritje 4.0 përqind gjatë këtij viti dhe në 2020. Ndërsa Mali i Zi pritet të ketë ngadalësim në rritjen ekonomike.  Po ashtu edhe në Serbi gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm pritet të ketë ngadalësim të rritjes ekonomike./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark