×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova regjistroi fitoren e parë në Kampionatin Evropian, e mposhti Qipron

    Insajderi
    08 August 2022 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova e ka shënuar fitoren e parë në ndeshjen e fundit të Kampionatit Evropian, Divizioni B për meshkuj U18.

    “Dardanët” e rinj kanë mundur Qipron me rezultat 90:74 (26:19, 26:15, 18:19, 20:21), në sfidën e vlefshme për vendin e 21-të.

    “Dardanët” e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 16:10, ndërsa çerekun e parë e fituan me shifrat 26:19. Edhe më bindës ishin në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë, duke shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 52:34.

    Kjo u ndihmoi shumë në vazhdim të ndeshjes. Perioda e tretë e ndeshjes ishte më e baraspeshuar, por sidoqoftë, basketbollistët e rinj të Kosovës mbajtën epërsinë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:53.

    Edhe dhjetë minutat e fundit ishin të barabartë, 20:21, duke bërë që Kosova të triumfojë me rezultat 90:74.

    Te Kosova u dalluan Olsi Kurtaj me 21 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Norik Binqe me 16 pikë e pesë kërcime, Anes Gashi me shtatë pikë e 13 asistime, Bardh Istrefi me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Arlind Konjuhi me 17 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark