×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova renditet e katërta në “Grand Prix Croatia 2022”

    Insajderi
    22 March 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesja e Kosovës në karate u rendit e katërta në mesin e 33 shteteve të botës në “Grand Prix Croatia 2022”, që u mbajt nga 18 deri më 20 mars në Samobor te Kroacisë..

    Kosova fitoi 30 medalje, prej tyre shtatë të arta, dhjetë të argjendta dhe 13 të bronzta, përcjell Gazeta Express.

    E veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e Kosovës edhe në garën para olimpike, ku Jusuf Kupa fitoi medaljen e artë, njofton FKK, shkruan insajderi.org.

    Kosova në renditje la prapa shtetet si Franca, Sllovakia, Hungaria e Azerbajxhani.

    Gjithashtu, vlen të theksohet se në këtë “Grand Prix” ndanë drejtësinë edhe katër gjyqtarë nga Kosova, kryetari Ardian Muhadri, Edon Xharra, anëtar i komisionit, Astrit Nrecaj dhe Arta Jakupi. Këtu u veçua kryetari i gjyqtarëve, Ardian Muhadri, pasi nga Federata Kroate u caktua shef i arenës numër 1, duke menaxhuar dhe udhëhequr gjyqtarët tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark