×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kosova rikthehet me dy medalje nga Evropiani i boksit “Sofia 2022”

    Insajderi
    22 April 2022 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi kosovar i boksit është përfaqësuar nga dy boksierë në Kampionatin Evropian U18 “Sofia 2022”, që u zhvillua nga data 12 prill deri më sot në Bullgari.

    Kosova u përfaqësua nga Taulant Jakupi dhe Donat Syla, ku të dy fituan medaljet e bronzta në këtë Evropian për të rinj.

    Në fazën e gjysmëfinales, Jakupi në kuadër të kategorisë deri në 86 kilogramë pësoi humbje kundër boksierit nga Italia, Paolo Caruso.

    Në anën tjetër, Syla në kuadër të kategorisë deri në 92 kilogramë u mposht në gjysmëfinale nga boksieri rumun Florian Ionita.

    Me këto humbje, të dy boksierët kosovarë nuk arritën të prekin finalen e kësaj gare, kështu duke fituar dy medalje të bronzta .

    Dy medalje në mesin e 40 shteteve pjesëmarrëse me 402 boksierë është sukses i madh i boksit kosovar, ku më shumë se 25 shtete kanë mbetur pa medalje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark