Kosova rrezikon t’i humbë rreth 300 milionë euro nga marrëveshjet financiare ndërkombëtare, nëse vazhdohet kështu të kundërshtohet ratifikimi në kuvend.
Ministria e Financave paralajmëron uljen e pagave në sektorin publik përfshirë këtu edhe pagat e deputetëve që aktualisht kanë mbi 2 mijë euro, përcjell Insajderi.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se në rast se këto marrëveshje financiare nuk kalojnë, duhet rishkruar ose rikthyer rishikimin e buxhetit, që nënkupton zvogëlimin e shpenzimeve ose zvogëlimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Krasniqi ka thënë se pa u votuar rishikimi i buxhetit 2020, nuk do të zbatohet as pakoja për rimëkëmbje ekonomike e as pakoja emergjente fiskale./Insajderi.org