×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    09 May 2024 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

    Ky komitet do të mblidhet më 16 maj në Strasburg, raporton Radio Evropa e Lirë me burime diplomatike.

    Pritjet ishin që në atë takim të votohej për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Sipas këtyre burimeve të disa vendeve të Këshillit të Evropës, janë disa shtete, të cilat preferojnë që Kosova të mos jetë fare në agjendë, sesa të marrë votë negative.

    Paraprakisht, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.

    Por, ndërkohë, shtete si Franca dhe Gjermania kërkuan kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark