Kosova është ngjitur për pesë pozita në ranglistën e FIFA-s për kombëtare.
Me këtë ngjitje, kombëtarja e Kosovës ka arritur edhe pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në institucionet e futbollit.
Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta.
Kombëtarja në tetor zhvilloi vetëm një përballje, ndonëse në kalendar i kishte dy.
Ndeshjen me Andorrën, djemtë e Kosovës e fituan me rezultat bindës 3-0, ndërsa përballja me Izraelin, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, u shty pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.